Policia e Lushnjës reagim zyrtar për djegien e 4 autobusëve të parkuar

Nga A2 CNN
29 Maj 2025, 08:10 | Kronikë

Policia e Lushnjës reagim zyrtar për djegien e 4 autobusëve

Policia e Lushnjës e cilëson si aksidental zjarrin në parkimin e ish-parkut që shkrumboi totalisht 3 autobusë dhe pjesërisht një tjetër.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur që zjarri të mos marrë përmasa më të mëdha.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen "Gafurr Muço" Lushnjë, në vendin e quajtur "ish-parku i autobusëve", dyshohet se në një autobus të parkuar ka rënë zjarr aksidentalisht e për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe tre autobus të tjerë, në pronësi të shtetasve V. Z., B. M. dhe G. M.”, shkruhet në reagimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos