Aksident te Mbikalimi i Patokut, makina përplas për vdekje kalimtarin dhe largohet

Nga A2 CNN
29 Maj 2025, 08:22 | Kronikë

Aksident te Mbikalimi i Patokut, makina përplas për vdekje kalimtarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur si Mbikalimi i Patokut.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një makinë, ende e paidentifikuar, ka përplasur për vdekje shtetasin F. H., 59 vjeç, i cili ishte duke kaluar rrugën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja së bashku me automjetin, teksa policia po heton për identifikimin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos