Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajonin Durrës–Kavajë, në bashkëpunim me SPAK, ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Policisë së Durrësit, i cili akuzohet për korrupsion.
AMP bën me dije se punonjësi i policisë me iniciale G.H., me detyrë trupë shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u krye pas veprimeve hetimore me metoda speciale.
Nga këto hetime u siguruan prova që tregonin se efektivi kishte kërkuar dhe marrë një shumë prej 60 000 lekësh të reja nga shtetasi me iniciale E.S., në këmbim të nxjerrjes së mjetit të këtij të fundit nga pika e bllokimit dhe mosvendosjes së masës administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Shuma e parave është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj policit të ndaluar po hetohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
AMP bën me dije se vijojnë hetimet në bashkëpunim me SPAK për të zbuluar përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari të paligjshme. (A2 Televizion)
