I dënuar me mbi 5 vjet burg, kapet në Milot 28-vjeçari

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2025, 10:21 | Kronikë

I dënuar me mbi 5 vjet burg, kapet në Milot 28-vjeçari

Në kuadër të planit të masave për kapjen e shtetasve në kërkim, policia e Lezhës ka vënë në pranga një 28-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë lokalizuan dhe kapën në Fushë Milot, Hashim Lamën, i cili rezulton i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Pas arrestimit, materialet procedurale u referuan në SPAK, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos