Me 1000 fara kanabis në makinë, arrestohet 66-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
2 Maj 2026, 10:32 | Kronikë

Policia e Tiranës arrestoi një 66-vjeçar, të cilit u gjetën 1000 fara kanabisi, gjatë kontrollit në automjetin e tij, raporton A2 CNN.

“Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seeds”.

Gjatë këtij operacioni, tek Kthesa e Kamzës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin L. K,  në automjetin e të cilit gjetën një qese me 1000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa”, tha policia.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos