Vodhi varëse floriri me vlerë rreth 12 000 euro, arrestohet 17-vjeçari

Nga A2 CNN
2 Maj 2026, 14:13 | Kronikë

Vodhi varëse floriri me vlerë rreth 12 000 euro, arrestohet

Pas njoftimit për një vjedhje në një argjendari në rrugën “Abdi Toptani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur 17 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur varëse floriri në një argjendari në një qendër tregtare në rrugën “Abdi Toptani”, dhe më pas është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos