Siguria në Shkodër, i shoqëruar nga Hita, ministri Demo kërkon rezultate nga policia

Nga Igli Çelmeta
6 Tetor 2026, 16:19 | Kronikë

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo u shfaq në shkodër i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ku zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë Shkodër. Vizita vjen në një kohë kur siguria në këtë qark është rikthyer në qendër të vëmendjes pas ngjarjeve të rënda kriminale të muajve të fundit.

Gjatë takimit ministri ka kërkuar angazhim në luftën kundër kriminalitetit, si dhe në parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Pas 9 korrikut, në qarkun e Shkodrës janë regjistruar pesë vrasje. Dy prej tyre ndodhën në Dukagjin dhe vijojnë të mbeten të pazbardhura. Nga Hetimet ende nuk ka autorë të identifikuar.

Ministri Demo premtoi mbështetje të mëtejshme për Policinë e Shkodrës, si në drejtim të pajisjeve logjistike, ashtu edhe përmes mbështetjes financiare, me synim forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e efektivitetit në terren.

Pas takimit me strukturat e policisë, ministri Demo zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Becin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos