Kriza në Kosovë, Hamza: Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja si pasojë e LVV

Nga Erjon Dervishi
6 Tetor 2026, 18:40 | Kosova

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti në lidhje me propozimin për ta mbështetur Bekim Sejdiun për president.

Në një konferencë për media në Kuvend, Hamza tha se emri i Bekim Sejdiut për president është në kuadër të marrëveshjes LVV-LDK dhe jashtë tavolinës së PDK-së. Sipas tij, vendi po shkon në zgjedhje të reja si pasojë e projektit politik të LVV-së.

“Marrëveshja për zotërinë Sejdiu nuk është marrëveshje me PDK-në, por me një subjekt tjetër politik. I pamë lajmet se kjo ishte vetëm për mjegull. Është marrëveshje me LDK-në.

Nuk kam vërejtje personale dhe politike në raport me zotërinë Sejdiu, por është marrëveshje jashtë tavolinës së PDK-së.

Po t’i kërkoj 10-11 deputetë? Atëherë edhe unë po t’i kërkoj ty 29, më jep, të lutem. Sillni në sallë dhe qysh donë le të votojnë. Nëse dëshiron me bërë ligjin, silli 29 deputetë në sallë të votojnë për, kundër, abstenim”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos