Skënder Hita përjashton nga policia Uljan Shpatarakun

Nga Igli Çelmeta
20 Maj 2026, 21:56 | Kronikë

Skënder Hita përjashton nga policia Uljan Shpatarakun

Burime për A2CNN bëjnë me dije kryepolici Skënder Hita ka përjashtuar nga policia Uljan Shpatarakun. Ky i fundit njihet si një nga oficerët e policisë që ishin më afër ish-drejtorit të përgjithshëm Ilir Proda.

Shpataraku mbante detyrën e asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.

Kujtojmë që Shpataraku u pezullua nga detyra më 4 mars 2026, me urdhër të drejtorit të komanduar të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga për “mosparaqitje në mënyrë të rregullt në detyrë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos