Sot gjyqi në themel ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ish-Presidenti pritet të jetë në sallë

Nga Armand Bajrami
27 Prill 2026, 08:45 | Kronikë

Sot gjyqi në themel ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit,

Gjykata e Posaçme zhvillon sot në orën 11:00 seancën e parë të gjyqit në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe tre të bashkëpandehurve.

Në këtë proces Meta e Kryemadhi do të përballen me akuzat e "korrupsionit", "pastrimit të parave" dhe "fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë".

Ish-presidenti Meta ka lajmëruar se do të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit. Më herët ai ka ftuar edhe trupën e huaj diplomatike në Tiranë të jenë prezentë për të dëshmuar se si do të çmontojë akuzat e SPAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos