SPAK do japë pretencën për Dakon, ish-kryetari i Durrësit çon avokatin

Nga Armand Bajrami
12 Nëntor 2024, 14:53 | Kronikë

SPAK do japë pretencën për Dakon, ish-kryetari i Durrësit

SPAK po shpall pretencën ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, i akuzuar për "shpërdorim të detyrës" në 2 raste.

Në seancë është i pranishëm avokati i tij mbrojtës, ndërkohë qe mungon Dako.

Nuk janë të pranishëm edhe Shyqyri Farruku, Ardian Bulku. Prokurori i SPAK Sotir Kllapi theksoi se  hetimi nisi në 2020 për "shpërdorim detyre" dhe bashkë me këtë çështje u bashkua dhe një hetim tjetër mbi procedurën e prokurimit për Promanade.

Sipas prokurorit Sotir Kllapi, të dyshuarit kanë paraqitur dokumente të rreme dy vjet pasi objekti ishte bërë. I pandehuri Vangjush Dako në bashkëpunim me Adhurim Qehajaj, nëpërmjet zbardhjes të vendimit të KRT, dy vjet pasi objekti kishte përfunduar, jo vetëm nuk ka marrë masa për zhvillimin e territorit, por edhe ka hapur legalizimit të paligjshëm.

Në këtë mënyrë, sipas SPAK, ka kryer shpërdorim detyre dhe Dako duhet të fajësohet për këtë episod. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos