
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”, duke kërkuar dënime me burg për pesë të pandehur, raporton A2CNN.
Sipas pretencës së paraqitur nga SPAK, është kërkuar:
Armando Ndreca – 10 vite burg;
Elvis Ndreca – 6 vite burg;
Edison Muçeku – 6 vite burg;
Devis Bajramaj – 8 vite burg;
Adrian Pikli – 7 vite burg.
Tashmë pritet vendimi i gjykatës lidhur me kërkesat e Prokurorisë së Posaçme për këtë fraksion të dosjes “Revanshi”. (A2 Televizion)