
Policia e Lushnjës ka arrestuar një adoleshent i akuzuar se ka plagosur me thikë një 42-vjeçar, raporton A2 CNN.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 19:05, në fshatin Golem i Vogël. “I mituri dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. S., 42 vjeç. Shtetasi L. S., është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin e mitur në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)