Tentoi të fusë drogë në burgun e Durrësit, pikaset nga kontrolli

Nga A2 CNN
27 Prill 2026, 15:41 | Kronikë

Tentoi të fusë drogë në burgun e Durrësit, pikaset nga

Gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj familjarëve të të paraburgosurve në burgun e Durrësit është parandaluar një tentativë për futjen e sendeve të ndaluara, shkruan A2 CNN.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sipas të cilës një prej familjarëve që kishte shkuar për të takuar një të paraburgosur, kishte fshehur në trupin e tij dy qese të vogla, të mbështjella me natriban, që dyshohet se përmbajnë lëndë narkotike, përcjell A2 CNN.

Menjëherë pas konstatimit, sendet u bllokuan, u hartuan procesverbalet përkatëse dhe u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve për vijimin e veprimeve procedurale.

NJOFTIMI:

Sot, më datë 27.04.2026, rreth orës 12:50, në ambientet e IEVP Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e sendeve të ndaluara në institucion.

Nga kontrolli fizik i shtetasit me iniciale E.V., i cili kishte ardhur për takim me familjarin e tij, të paraburgosurin me iniciale E.V , u konstatuan dhe u sekuestruan 2 (dy) qese të vogla, të mbështjella me natriban, që dyshohet se përmbajnë lëndë narkotike, të fshehura në trup.

Menjëherë pas konstatimit:

* u bë bllokimi i sendeve të ndaluara;

* u hartuan procesverbalet përkatëse;

* u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, për vijimin e veprimeve procedurale.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, duke goditur çdo tentativë për futjen e sendeve të ndaluara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos