Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste (EMRAT)

Nga Igli Çelmeta
29 Tetor 2025, 09:22 | Kronikë

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste

Autoritetet kanë ekzekutuar disa urdhër-arreste në kuadër të hetimeve mbi tjetërsimin e pronave në zonën e Lezhës. Mes të ndaluarve janë zyrtarë publikë dhe efektivë policie.

Sipas burimeve zyrtare të A2, veprimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës kompetente, në kuadër të një hetimi të nisur prej kohësh.

Masat e marra ndaj personave të dyshuar:

Pjetër Tuçi – Arrest me burg

Gentian Malotaj – Arrest në shtëpi

Artur Shabaku – Arrest në shtëpi

Artmir Maxhuni – Arrest në shtëpi

Luiza Bala – Arrest në shtëpi

Hekuran Xhina – Arrest në shtëpi

Flor Gjini – Ndalim i daljes jashtë shtetit

Kol Malaj – Ndalim i daljes jashtë shtetit

Martin Ndoka – Pezullim nga detyra publike dhe ndalim i daljes jashtë shtetit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës së dyshuar të tjetërsimit të pronave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos