Humb jetën 25-vjeçari pas aksidentit me motor në Tepelenë

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 23:45 | Kronikë

Humb jetën 25-vjeçari pas aksidentit me motor në Tepelenë

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Tepelenë–Bënç”, ku një 25-vjeçar humbi jetën pas rrëzimit me motomjetin që drejtonte.

Sipas policisë, i riu, i identifikuar si shtetasi E. Q., dyshohet se ka humbur kontrollin e motomjetit, duke u rrëzuar në rrugë. Ai u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë vonë në mbrëmje.

Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik që i mori jetën të riut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos