Tragjedia e Spitallës, gjykata lë në burg shoferin e dehur, që vrau minorenët

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
5 Maj 2026, 14:59 | Kronikë

Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për shoferin, i cili, në gjendje të dehur, dy ditë më parë, përplasi për vdekje me automjetin e tij tre të mitur në Spitallë të Durrësit. Dy prej tyre fatkeqësisht humbën jetën, ndërsa i treti, ndonëse i shpëtoi vdekjes, ka marrë dëmtime të rënda.

Në sallën e gjyqit, 57-vjeçari Nikolla Radaçi, me kokën ulur, nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim dhe aq më pak justifikim, shkruan A2 CNN. Kjo është një nga ato seanca të rralla gjyqësore ku i akuzuari nuk ka guxuar të mbrohet, duke pranuar vendimin.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura nuk ishte i pranishëm asnjë nga familjarët e autorit të kësaj tragjedie, ndërsa edhe avokatja u caktua kryesisht nga shteti.

Gjykimi dhe marrja e dënimit përfundimtar është çështje kohe për 57-vjeçarin Nikolla Radaçi. Pendimi i tij mund të shërbejë vetëm si një apel ndërgjegjësimi për drejtuesit e tjerë të automjeteve dhe përgjegjësinë që duhet të kenë kur janë pas timonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos