Jepet masa e sigurisë, Nikoll Radaçi vjen në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

Nga Elitjona Doko
5 Maj 2026, 10:55 | Kronikë

Jepet masa e sigurisë, Nikoll Radaçi vjen në gjykatë

Mbërrin nën masa të rrepta sigurie autori që shkaktoi ngjarjen tragjike në Durrës. Nikoll Radaçi do të njihet sot me masën e sigurisë.

57-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur kur humbi kontrollin e makinës duke përplasur 3 fëmijë, duke lënë të vdekur dy prej tyre dhe duke plagosur rëndë një të tretë, shkruan A2.

Pas këtij momenti, Radaçi ka dalë menjëherë prej mjetit “Benz” duke e braktisur makinën dhe duke ikur në mes të lagjes me vrap. Shoferi i dehur nuk ka tentuar t’u japë ndihmën e parë fëmijëve.

Në total, në vendngjarje ndodheshin 4 fëmijë, dy prej të cilëve humbën jetën pas përplasjes, një i tretë u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa i katërti i shpëtoi mrekullisht aksidentit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos