3 akuza ndaj Nikoll Radaçit, avokatja: Ja sa vite mund të dënohet

Nga A2 CNN
5 Maj 2026, 12:00 | Kronikë

3 akuza ndaj Nikoll Radaçit, avokatja: Ja sa vite mund të

Avokatja e caktuar nga shteti, Arta Gecaj, e cila mbrojti Nikoll Radaçin, i cili përplasi për vdekje me makinë dy fëmijë në zonën e ish-kënetës në Durrës, ka deklaruar se 57-vjeçari ishte në gjendje të rënduar psikologjike në sallën e gjyqit, shkruan A2 CNN. Në një deklaratë për mediat pas caktimit të masës së sigurisë, ajo tha se ndaj tij rëndojnë tri akuza, ajo aksidentit me pasojë vdekje ose plagosje të rëndë, largim nga vendi i ngjarjes dhe përdorim alkooli në kohën që drejton mjetin.

Sipas saj, për akuzën e shkeljes së rregullave  të qarkullimit me pasojë vdekje ose plagosje të rëndë parashikohet dënimi me burg nga 5-20 vite.

“Masë e sigurimit arrest me burg. Masë e cila pritej. Nga prokuroria ka ardhur me 3 akuza. I pandehuri nuk foli fare, dukej në gjendje të rnëduar psikologjike nuk dha shpjegim para gjykatës  unë isha e ftuar nga shteti për mbrojtje duke qenë se nuk kishte avokat të zgjedhur.

Shkelja e rregullave të qarkullimit me pasojë vdekje ose plagosje të rëndë nga 5-20 vite parashikohet dënimi me burg, drejtimi i mjeteve në gjendje të parregullt ku konkludon me pirjen e alkoolit dhe largimi nga vendi i aksidentit. Ka shprehur pendesë ndjehet i penduar edhe sot dukej në gjendje të rënduar psikologjike”, deklaroi ajo.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos