Tre makina përplasen në Gjadër, 5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Nga A2 CNN
25 Tetor 2025, 19:52 | Kronikë

Tre makina përplasen në Gjadër, 5 të plagosur, mes tyre

Tre automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e së shtunës në kryqëzimin e Gjadrit, ku për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë, janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B. (bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos