Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë tre presona për dhunë në familje. Në njoftimin e Policisë thuhet se një 37 vjeçar nga Pogradeci, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Një tjetër 37-vjeçar nga Korça ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe një 40-vjeçar nga Babani i Devollit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. L., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij;
-N. K., 40 vjeç, banues në fshatin Baban, pasi ka cenuar vendimin e caktuar nga Gjykata, në favor të ish-bashkëshortes së tij, si dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuesit të saj”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë Korçë. (A2 Televizion)