Veliaj kërkon lirimin nga paraburgimi, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen

Nga Armand Bajrami
28 Maj 2026, 08:58 | Kronikë

Veliaj kërkon lirimin nga paraburgimi, Gjykata e Lartë shqyrton

Gjykata e Lartë merr në shqyrtim një kërkesë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për lirim nga paraburgimi.

Në orën 13:30 Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e bërë nga Veliaj kundër vendimit të Apelit të Posaçëm, që refuzoi kërkesën e tij për zëvendësim të masës “arrest në burg” me masën e “garancisë pasurore”, ose “detyrimit për paraqitje”, shkruan A2 CNN.

Shqyrtimi i këtij rekursi vjen vetë tre ditë pasi Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht ankimin e kryebashkiakut kundër masës “arrest në burg” të caktuar në 3 shkallët e gjyqësorit. Kushtetuesja ktheu çështjen për rigjykim në Gjykatën e Lartë, pasi konstatoi se kjo gjykatë nuk kishte arsyetuar në vendim disa nga pretendimet e Veliajt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos