Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 34-vjeçari përfundon në spital

Nga A2 CNN
27 Maj 2026, 10:07 | Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 34-vjeçari

Një 34-vjeçar i identifikuar si Juxhin Hamajezi, është plagosur me armë zjarri gjatë orëve të mesnatës në Tiranë, raporton A2CNN. 

Policia bën me dije se i plagosuri është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet për një konflikti të çastit për motive të dobëta që ka ndodhur në rrugën "Aleksandër Moisiu" në kryeqytet. 

Më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur  në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi J. H., rreth 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos