Zjarr në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës

Nga A2 CNN
27 Maj 2026, 19:36 | Kronikë

Një incident emergjent është regjistruar pak minuta më parë në kryeqytet, ku është raportuar një zjarr në ambientet e Drejtoria e Policisë së Tiranës, shkruan A2CNN. 

Sipas informacioneve të para, flakët janë vërejtur në një prej hapësirave të godinës.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë në një kabull dhe nuk raportohen dëme.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e network-ut të DVP Tiranë.

Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër. Si pasojë janë djegur disa kabuj elektrikë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos