
A2 CNN ka mësuar detaje të reja pas operacionit në Maliq ku mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli dhe u plagos polici Edison Adri, për kapjen e të shumërkuarit Violand Braçellari. Ky i fundit prej 10 vitesh në arrati, kishte ndërtuan një stan në një kodër të Lozhanit.
Nga dokumentet e siguruara për A2 CNN rezulton se babai, nëna dhe vëllai i autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së Edison Adrit në fshatin Bode të Lozhanit ka përfituar mbështetje financiare nga AZHBR për shtimin e krerëve të gjedhëta.
A2 CNN raporton se në total familja nga viti 2023-2025 ka përfituar mbi 20.000 euro
Violand Braçellari, është dënuar me 10 vite në mungesë për trafik e prodhim të lëndëve narkotike, dhe cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. (A2 Televizion)