Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles

Nga Edi Ruçi
7 Qershor 2026, 18:51 | Kronikë

Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles

Një plagosje dyshohet të ketë ndodhur me armë zjarri në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë tek rrethrrotullimi i Çoles, në lagjen “24 Maji”, shkruan A2.

Personi që është qëlluar ka dalë nga një lokal pranë rrethrrotullimit të lagjes 24 maj.

Në momentin kur është afruar pranë auromjetit të tij tip Ford, pranë tij është afruar një person me motor dhe kaskë duke e qëlluar, ndërsa është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Personi i plagosur është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku ka marrë një plagë në këmbë, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se, pas një konflikti ndërmjet shtetasve T. A., 55 vjeç, dhe K. L., 27 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi K. L.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit T. A., autorit të dyshuar të plagosjes.

Shtetasi K. L. ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos