Sekuestrohen veshje të kontrabanduara, me vlerë 100 mijë euro

Nga A2 CNN
25 Tetor 2025, 09:12 | Kronikë

Sekuestrohen veshje të kontrabanduara, me vlerë 100 mijë euro

Policia e Kufitare në Kapshticë sekuestroi veshje të kontrabandauara që kapin vlerën rreth 100 mijë euro këtë të shtunë, raporton A2 CNN.

Efektivët kaluan për kontroll në vijën e dytë autobusin me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë.

Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Sekuestrohen veshje të kontrabanduara, me vlerë 100 mijë euro

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Z., 54 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos