Vrau me armë zjarri 30-vjeçarin në Memaliaj, në kërkim autori

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
22 Prill 2026, 11:28 | Kronikë

Një konflikti çastit ka gjeneruar në një përplasje me armë mes disa personave ku për pasojë ka mbetur i vrarë 30-vjeçari Endri Goxha. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qendër të qytezës së Memaliajt pranë një lokali.

Nga të dhënat policore dyshohet se viktima Goxha ka patur një konflikt me vëllezërit Darjo dhe Donald Nela. Për pasojë dyshohet se Donald Nela ka qëlluar më armë zjarri duke e lënë të vdekur 30-vjeçarin Endri Goxha.

Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar me një automjet dhe është shpallur në kërkim policor nga policia. Ndërsa vëllai i tij Dario Nela në rrethana ende të pazbardhura plotësisht nga policia ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje dhe pas ndihmës së parë mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është shoqëruar nga policia për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.

Për momentin policia nuk ka publikuar të dhëna mbi të kaluarën e autorit të dyshuar dhe viktimës dhe nëse ngjarja ka qenë vërtete një konflikt i çastit apo ka patur lidhje me ndonjë ngjarje tjetër.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos