Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy vite burg Alfred Belerin për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.
Në zbardhjen e vendimit se dënimit për Belerin, “fillon nga dita e arrestimit të tij dt. 12.05.2023 dhe të kryhet në një IEVP, thuhet burg i sigurisë së zakonshme”.
Ndërkohë, Pandeli Kokaveshi është shpallur fajtor dhe është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, por më pas ky vendim është pezulluar dhe përfundimisht Kokaveshi është vënë në provë për një periudhë kohe prej 3 (tre) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e tij.
1. Në zbatim të nenit 190/1 gërmat “a” dhe “ç” të K.Pr.Penale, në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të këtij procedimit penal, Gjykata disponon si më poshtë :
- Një CD-R Maxell mbi të cilën është shënuar me shkrim dore “Komisariati Himarë Dt. 10.05.2023”, një DVD-R mbi të cilën është shënuar shkrim dore “Komisariati Himarë Dt.11.05.2023”, DVD+RË” EMTEC, mbi të cilën është shënuar me shkrim dore “Proc. Nr. 489 dt 08.09.10.11 i 5 – 2023 Himarë. Vlore, të qëndrojnë në dosje.
- 8 (tetë) karmtonedha të prerjes 5.000 lekë, të konfiskohen dhe kalojnë në favor të shtetit.
- Aparat celular i llojit “RedMi”, ngjyrë e zezë, i përdorur nga i pandehuri Pandeli Kokaveshi, të konfiskohet dhe kalojë në favor të shtetit.
- Aparat celular i llojit “Iphone” me ngjyrë të zezë, me mbrojtëse plastike me ngjyrë të zezë, i përdorur nga i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri, të konfiskohet dhe kalojë në favor të shtetit.
- Pajisje DVR e markës “Dahua”, numër serie SN 6J001308PA213DF64, sekuestruar shtetases Ermira Stoli, ti kthehet kësaj shtetaseje.
- Aparat celular i llojit “Iphone 11 Pro Max”, ngjyrë e zezë, me veshje të jashtme plastike të kuqe, në gjendje të fikur, me IMEI: 352843111503600, i përdorur nga dëshmitari Arsen Rama, ti kthehet ketij shtetasi.
- Një qese plastike, ngjyra e bardhë, me mbishkrime me ngjyrë të gjelbër, brenda së cilës gjenden: - një faturë tatimore e subjektit me NIPT L06718204R, e datës 11.05.2023, një faturë tatimore me shkrim në gjuhën Greke, me vlerë 27,00 EUR, dy tollona nafte 10 litra dhe dy tollona nafte 5 litra të karburant “Kastrati”, dy blloqe të vegjël shënimesh me fletë me ngjitëse me ngjyrë përkatësisht rozë dhe jeshile. Një kartë e re celulari sim Vodafone, në paketim letre, me numër 0695378872, katër fletë letre me mbishkrime në gjuhën greke, të kapura së bashku, një kartë vizitë me shkrimin Laptop service, një portofol material lëkure brenda së cilit gjendet : një dokument me fotografi i plastifikuar, me shkrim në gjuhën Greke; një kartë debiti e bankës “Alpha Bank” me numër 5357 2900 0174 0104; një kartë debiti e bankës “NBG” me numër 5351 4200 2462 0605; një dokument me fotografi material plastik me mbishkrimin “Omonia” dhe me numër 14090090; dy karta plastike me mbishkrimin përkatësisht “Grand Casino” dhe “Regency Casino” si dhe tetë kartëvizita të tjera, sende këto të sekuestruara gjatë kontrollit të të pandehurit Pandeli Kokaveshi, t’i kthehen këtij të fundit. (A2 Televizion)