Zbulohen 3 “fole” prostitucioni në Rrugën e Elbasanit, arrestohen 2 kineze dhe1  vietnameze

Nga A2 CNN
12 Qershor 2026, 11:54 | Kronikë

Zbulohen 3 “fole” prostitucioni në Rrugën e Elbasanit,

Policia ka zbuluar dhe mbyllur 3 apartamente në Rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Vangjush Furxhi” në Tiranë, ku dyshohet se ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit të koduar “Flats” janë arrestuar 3 shtetase të huaja dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas për veprën penale “Prostitucioni”.

Arrestimet:

shtetaset kineze, K. S., 39 vjeçe dhe W. G., 42 vjeçe, pasi dyshohet se secila kishte marrë me qira një apartament në Rrugën e Elbasanit për ushtrim prostitucioni;

shtetasja vietnameze, T. (N. L.) V., 43 vjeçe, e cila dyshohet se kishte marrë me qira një apartament në rrugën “Vangjush Furxhi” për të njëjtin qëllim.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 2 celularë me komunikime që lidhen me këtë veprimtari të dyshuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos