Zgjedhjet në Spanjë, e djathta drejt fitores, Partia Popullore dhe Vox sigurojnë shumicën në Parlament

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2026, 22:55 | Bota

Zgjedhjet në Spanjë, e djathta drejt fitores, Partia Popullore dhe

Partia Popullore (PP) në Spanjë ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë se partitë e djathta janë drejt sigurimit të shumicës në Parlament.

Me mbi 80% të votave të numëruara, Partia Popullore e Alberto Núñez Feijóo ka siguruar 133 mandate, ndërsa partia e djathtë Vox ka marrë 51 mandate. Së bashku, dy partitë arrijnë në 184 deputetë, duke kaluar pragun prej 176 mandatesh të nevojshme për të qeverisur.

Ndërkohë, Partia Socialiste e kryeministrit në detyrë Pedro Sánchez ka marrë deri tani 117 mandate, nga 121 që kishte siguruar në zgjedhjet e mëparshme.

Pjesëmarrja në votime ka qenë tepër e lartë, duke arritur në 79.5%, një ndër nivelet më të larta të regjistruara në dekadat e fundit.

Nëse PP dhe Vox arrijnë një marrëveshje bashkëqeverisjeje, e djathta mund të marrë drejtimin e vendit, me Alberto Núñez Feijóo në postin e kryeministrit.

Ndërkohë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përgëzuar Partinë Popullore për rezultatin, duke vlerësuar pjesëmarrjen rekord të qytetarëve në zgjedhje.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos