
Një 45-vjeçar dyshohet se ka plagosur me mjet prerës bashkëshorten e tij, 39 vjeçe, pas një konflikti mes tyre, ngjarje e ndodhur rreth orës 19:00 në Divjakë.
E plagosura është transportuar për ndihmë mjekësore të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar menjëherë 45-vjeçarin, me inicialet L. V., në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë për veprime të mëtejshme.
(A2 Televizion)