
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e bërë nga Emiliano Shullazi dhe të bashkëpandehurve, duke lënë ne fuqi dënimi e dhënë nga Apeli ndaj tyre, raporton A2 CNN. Gjykata konfirmoi dënimet për katër të akuzuarit, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, të shpallur fajtorë për “gjobëvënie” dhe “grup të strukturuar kriminal”.
Sipas vendimit, Emiljano Shullazi është dënuar me 14 vite burg. Endrit Qyqja dhe Endrit Zela do të vuajnë nga 10 vite burg secili, ndërsa Blerim Shullazi është dënuar me 9 vite burg.
Në këtë çështje ishte i dënuar edhe Gilmando Dani, me 12 vite burg, por Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit për shkak se ai ka ndërruar jetë. Dani u vra në një atentat mafioz në nëntor të vitit 2025 në rrethrrotullimin e Rinasit, bashkë me efektivin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri. (A2 Televizion)