
Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës. Fatkeqësisht, nga flakët ka pasur një humbje jete.
Bëhet fjalë për shtetasin Urim Hysolli, rreth 70 vjeç, shkruan A2.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Për arsye sigurie, zjarrfikësit kanë evakuuar nga banesat të gjithë banorët deri në vendosjen e situatës nën kontroll. (A2 Televizion)