Aksident në aksin Fier-Vlorë, BMW përplaset me kamionçinën

Nga Çaku Tafa
10 Korrik 2026, 19:40 | Kronikë

Aksident në aksin Fier-Vlorë, BMW përplaset me

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier-Vlorë, në vendin e quajtur "Kthesa e Qarrit", ku janë përplasur një automjet tip "BMË" dhe një kamionçinë e ngarkuar me ushqim për bagëti.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur pasagjeri që udhëtonte në kamionçinë. Ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore.

Aksident në aksin Fier-Vlorë, BMW përplaset me

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos