“Ca pika shiu ranë...”, nga tavolina e shkrimtarit te kryeqyteti gri që ul flamujt në gjysmështizë

Nga Luela Myftari
2 Korrik 2024, 14:57 | Kulturë

Ca pika shiu ranë mbi qelq
Për ty unë befas ndjeva mall.

Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç”.

Kemi vendosur që këto vargje të Kadaresë t’i recitojmë në tavolinën ku ai priste lexuesit e tij, dashamirësit e veprës po aq sa edhe kritikët. Tavolina që mbart miliona kujtime për ata që patën fatin të jetojnë në kohën kur jetonte edhe shkrimtari nuk do të jetë më e njëjta. I njëjtë nuk është as qytetin këtë 2 korrik, kur kryeqyteti i ngrysur nën pikat e shiut ka ulur edhe flamujt në gjysmështizë në nderim të gjeniut të letrave shqipe.

Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, ditën e mërkurë, nga ora 9:00 deri në ora 13:00 kur në nderim të tij do të ndërpritet çdo veprimtari dhe do të mbahet një minutë heshtje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos