Muzika shqiptare në filmin “Odiseja”, Vasil Tole: Konfirmim botëror i vlerave të jashtëzakonshme të popullit tonë

Nga A2 CNN
18 Korrik 2026, 20:34 | Kulturë

Muzika shqiptare në filmin “Odiseja”, Vasil Tole: Konfirmim

Pas premierës zyrtare të filmit të shumëpritur “Odiseja” me regjisor Christopher Nolan, ka reaguar përmes një shënimi në rrjetet sociale kompozitori dhe muzikologu Vasil Tole.

Tole, i cili shërbeu si pjesë e grupit të ekspertëve të muzikës për këtë projekt gjigant, ka ndarë emocionet dhe vlerësimet e tij pas finalizimit të filmit.

Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Tole ka shprehur një falënderim të veçantë për kompozitorin Göransson, duke e cilësuar integrimin e folklorit tonë në këtë produksion si një "arritje homerike".

Po ashtu ai thekson se përfshirja e traditës muzikore shqiptare në këtë film është konfirmim i vlerave të jashtëzakonshme artistike dhe muzikore të popullit tonë.

Shënimi i Vasil Toles 

Tani që premiera e filmit madhështor ODISEJA u krye, kam një falenderim për të bërë për kompozitorin e muzikës së këtij filmi z. LUDWIG GORANSON, i cili më bëri pjesë të grupit të ekspertëve të muzikës në këtë film.

Qasja e regjisorit Nolan dhe talenti i pacak i z Goransson (fitues i çmimit OSKAR për muzikën e filmit OPENHAJMER), bëri që vëmendja e tyre natyrshëm të kthehej edhe nga traditat muzikore mijravjeçare të popullit tonë, të Labërisë dhe të Toskërisë, vokale dhe instrumentale. Padyshim, përfshirja e tyre në muzikën e filmit (muzika e interpretuar nga fyejt e Gramshit, grupi i Djemve të Delvinës dhe fyelltari Vendim Kapaj-Vlorë), janë një konfirmim botëror i vlerave të jashtëzakonshme artistike muzikore të popullit tonë.

Përgëzime mjeshtrit Goransson dhe ustallarëve tanë të traditës për këtë arritje Homerike!

•Staffi muzikor i filmit

https://filmmusicreporter.com/music-team.../the-odyssey/

• Muzikën e filmit ODISEJA e dëgjoni në këtë link

https://youtube.com/playlist...

Muzika shqiptare në filmin “Odiseja”, Vasil Tole: Konfirmim

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos