Komunizmi në Shqipëri për një shkrimtar, lufta në Kosovë për një tjetër shkrimtare, e shkuara e hidhur për një austriak me gen gjerman, janë të gjitha gjurmë që i bashkojnë këta autorë në një panel diskutimi për letërsinë sepse në veprat e tyre është e shkuara.
Austriaku Florian Gantner ka qenë i pari që ka çelur panelet e diskutimeve që do të marrin jetë në tri ditë të festivalit, një festivali që nisi për të rinjtë, por që këtë edicion të dhjetë ofron një dialog përtej kufijve tanë, përtej moshës e dallimeve, si një përballje me të shkuarën për të shkruar të ardhmen.
Tirana gate 2024 është kështu mundësia për të takuar autorin që në vetvete gjithçka ka është e shkuara. (A2 Televizion)