100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut mblodhi në një sallë personalitete të larta shoqërore e institucionale, por pa përfaqësim politik, në një ceremoni që synoi të rikthente vëmendjen te roli i dekoratave në ndërtimin e kujtesës kolektive. Presidenti Begaj theksoi se medaljet janë një akt përgjegjësie dhe vlerësimi për meritat, ndërsa kryeministri Edi Rama nënvizoi se reforma e dekoratave ka rikthyer dinjitetin e këtij sistemi.
100-vjetori i Urdhërit të Skëndërbeut bëri bashkë në një sallë personalitetet më të larta shoqërore dhe institucionale, por jo politike. Eventi i organizuar në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të kësaj dekorate u përshëndet nga Presidenti Bajram Begaj, i cili nënvizoi se medalje të tilla shërbejnë për të krijuar kujtesë koletive të personaliteteve që kanë shërbyer në shtetndërtimin e përditshëm shqiptar.
“Udhërat dhe medaljet janë një rit i shtetit, një akt përgjegjësie dhe një mënyrë që Shqipëria tregon se cilët njerëz tregon për t’i pasur shembull. Le ta mbajmë këtë urdhër si një testament të përbashkët, një shembull që Shqipëra ndërtohet nga njerëz me vepra dhe që nderimi publik është një mirënjohje shtetërore, është vlerësim i meritës, jo një shpërblim”, tha Begaj.
Ligji për dekoratat pësoi një ndryshim disa vite më parë, të cilën Edi Rama, si folës në aktivitet, u kujdes ta nënvizonte si një akt që i risolli vlerat medaljeve shtetërore që dikur kishin humbur fuqinë e tyre reale: “Nëse dikur të dekoruarit ishin ata që ndihmonin kombin të ngjitej lart, më pas u bënë ata që ndihmonin pushtetin të mbahej fort dhe në fund nuk e mori më vesh i pari të dytin, aq sa edhe të vdekurit u thirrën në mungesë për të marrë dekorata të zhveshura nga çdo kuptim, e lëre më pastaj hijeshi”.
Reforma e dekoratave, sipas kreut të qeverisë, risolli në rend shetëror vlerësimet e personave që kanë dhënë kontribute në shtetin shqiptar: “Kjo katandisje e gjatë dhe e dhimbshme, na shtyu të ndërmerrnim një reformë të thellë të sistemit të urdhërave e medaljeve, jo si një retushim formal, por si një akt themelor, për të rivendosur Republikën në kontakt me simotrat e veta europiane dhe për të rivendosur në lartësinë e saj të vlerësimit të meritës, duke u mbështetur në traditën dhe praktikat e konsoliduara europiane”.
Skënderbeu, që është figura e unitetit shqiptar, nuk ishte në këtë eveniment pasi 100-vjetori i urdhrit bashkoi në një aktivitet edhe përfaqësuesit politik pasi në sallë mungonin përfaqësuesit e opozitës. (A2 Televizion)