All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

“2-3 komisione, ngjarje sekondare”, Tritan Shehu: Prioritet për opozitën është “Berisha”

Nga A2 CNN
13 Mars 2024, 18:34 | Politikë
All - Paragraf - 1

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i ftuar në Ditarin e pasdites nga Bruna Çifligu, u shpreh se prioritet për opozitën është “burgosja politike e Sali Berishës”, siç e quajti ai masën e arrestit të shtëpisë për çështjen “Partizani”.

“I kam ndjekur zhvillimet e fundit, por për mua janë ngjarje dytësore në skenën politike shqiptare. Dy komisione hetimore nuk është se paraqesin ndonjë gjë të madhe, por nuk janë negative. Këto i jep kushtetuta dhe janë të drejtat që i janë mohuar opozitës. Ky është problemi që nisi protesta e opozitës, duhet luftuar që deputetët të marrin të drejtat e tyre kushtetuese, por edhe dhënia e tyre nuk e kthen demokracinë në binarë, e cila është deformuar thellë. Unë nuk jam as i kënaqur dhe as i hidhëruar.

All - Paragraf - 3

Ndërkaq, problemet e deformimit të demokracisë në Shqipëri janë deformuar së tepërmi. Është burgosur, izoluar, në mënyrë politike lideri i Partisë Demokratike. Ky element është prevalent duke i lënë në plan të dytë të gjitha të tjerat”, u shpreh Tritan Shehu.

Ndërkohë, Shehu tha se aksioni opozitar duhet të ketë si kryefjalë lirimin e Sali Berishës.  

“Nuk i konsideroj herezi bisedimet dhe kontaktet. Unë konsideroj kryefjalë të aksionin tonë politik lirimin e zotit Berisha. Kjo duhet të jetë kryefjala e PD-së”, tha Shehi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos