Ish-Presidenti Ilir Meta në një intervistë ekskluzive nga qelia e paraburgimit për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN theksoi se 30-vjeçarët e opozitës duhet të jenë më aktiv në veprimet politike, sikurse është kryedemokrati Berisha.
Po ashtu ai përmendi si shembuj të opozitarizmit Klevis Balliun, Tedi Blushin, apo Adriana Kalanë, që bën kallzime të herëpashershme në SPAK.
“Gjithmonë ka shumë më tepër për të bërë. Duhet të jenë të gjithë si Klevis Balliu, në vijë të parë të betejës. Duhet të jenë të gjithë si Tedi Blushi në vijë të parë të betejës. Duhet të jenë dy herë më aktiv këta 30-vjeçarët se Sali Berisha. Duhet të jenë si Adriana Kalaja, që nuk ndalon me kallëzime, pavarësisht se prokurorët e SPAK-ut thonë që këtë punë ka Adriana Kalaja, se ajo i çon kallëzimet me fakte. Duhen njerëz me karakter, sepse ndeshja luhet me shumë vendosmëri deri në fund. Unë përmenda ata që shikoj, që luftojnë, që ballafaqohen. Nuk jam as në kushtet këtu që të bëj një vlerësim, sepse rrjetet sociale s’i ndjek, gjykoj nga ato që shoh nga TV”, tha Meta. (A2 Televizion)