7 ndryshimet në Qeveri, Rama i çon Begajt për dekretim emrat e ministrave

Nga A2 CNN
2 Mars 2026, 11:11 | Politikë

7 ndryshimet në Qeveri, Rama i çon Begajt për dekretim emrat e

Kryeministri Edi Rama i dorëzon këtë të hënë Presidentit Bajram Begaj propozimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar, gjatë një takimi që zhvillohet në Pallati i Brigadave. Presidenti ka një afat kushtetues prej shtatë ditësh për të dekretuar shkarkimet dhe emërimet e reja, të cilat më pas do të paraqiten për votëbesim në Kuvendi i Shqipërisë, ku kërkohen të paktën 71 vota.

Ndryshimet u njoftuan fillimisht në Asamblenë e Partia Socialiste dhe përfshijnë largimin e Belinda Balluku nga posti i zv/kryeministres. Në vend të saj si numri dy i qeverisë është emëruar Albana Koçiu, ndërsa drejtimin e energjisë dhe infrastrukturës e merr Enea Karakaçi, ish-drejtues i OSHEE.

Gjithashtu, Pirro Vengu largohet nga Mbrojtja, duke u zëvendësuar nga Ermal Nufi. Ndryshim ka edhe në diplomaci, ku Elisa Spiropali zëvendësohet nga diplomati Ferit Hoxha. Në kabinet hyjnë gjithashtu Eriona Ismaili si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Toni Gogu si ministër i Drejtësisë, ndërsa Besfort Llamallari merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Pas dekretimit dhe votimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen para Presidentit për të marrë zyrtarisht detyrën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos