Noka për shkarkimin e Prodës: Presioni i protestave të opozitës çmonton narkoregjimin, tregon panikun e Ramës

Nga A2 CNN
1 Mars 2026, 15:44 | Politikë

Noka për shkarkimin e Prodës: Presioni i protestave të

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar pas shkarkimit të Ilir Prodës si kreu i Policisë së Shtetit. Sipas Nokës, ky vendim vjen si pasojë e protestave të opozitës dhe tregon panikun e Ramës. Ai akuzon dhe kreun e ri të komanduar në krye të policisë si tradhtar të shtetit.

“Presioni i protestave të opozitës çmonton narkoregjimin. Shkurti shkurton urët, Marsi mbledh "lëkurët". Ilir Proda, i pari kryepolic i emëruar nga krimi që prej themelimit të shtetit. Shkarkimi i tij bërtet panikun e Edi Ramës, i cili po i numëron me gishta personat e mbetur në rrethin e tij, që mund t'i japin blindim të plotë partiak Policisë së Shtetit.

Sokol Bizhga është elementi parti në kupolën policore. Një tradhtar i shtetit që bëri karrierë mbi gjakun e kolegut të tij Gjergj Mehmeti, të cilin e tradhtoi duke ia dorëzuar bandave kriminale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos