Berisha: Sokol Bizhga duhet dënuar për tradhti të lartë, e la kolegun e tij të digjej i gjallë nga kriminelët

Nga A2 CNN
2 Mars 2026, 10:53 | Politikë

Berisha: Sokol Bizhga duhet dënuar për tradhti të lartë, e

Kryedemokrati Sali Berisha sulmoi drejtorin e komanduar Policisë së Shtetit Sokol Bizhga, duke u shprehur se ky i fundit duhet dënuar për tradhti të lartë, pasi e la kolegun e tij të digjej i gjallë nga kriminelët.

Një armik i egër i ligjit, një tradhtar i kolegut të tij, që e dogjën të gjallë në makinë kriminelët Gjergj Mehmetin dhe ky ia mbathi. Dhe del e u thotë se kalova nëpër kodra e nëpër male si partizan ky gjoja. Ky është një tradhtar që e meriton të dënohet për tradhti të lartë ndaj shokut, ndaj bashkëluftëtarit të paktën 30 vite. Prandaj e vuri Edi Rama aty tani, hoqi Prodën se nuk mbrojti vilën e Enverit dhe vuri këtë tani kundër opozitës. Por ta dijë mirë se opozita e ka të dënuar atë”, tha Berisha për gazetarët, raporton A2CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos