Krerët më të lartë të shtetit me kanë përçuar mesazhe për gratë me rastin e festës së 8 Marsit.
Kryeministri Edi Rama në këtë ditë të shënuar ka zgjedhur që urimin ta bëjë duke shpërndarë mesazhin e disa prej grave më të suksesshme në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama tha: “Për të gjitha gratë, për të gjitha nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat shqiptare, jo vetëm një falënderim për gjithçka bëjnë çdo ditë, por edhe një urim me gjithë zemër që pjesëmarrja e tyre të rritet, angazhimi i tyre të forcohet dhe gjithçka që ato i sjellin Shqipërisë të bëhet edhe më shumë, falë zërit, energjisë dhe kontributit të tyre”.
Kreu i shtetit, Bajram Begaj, urimin e ka bërë nëpërmjet një kënge të kënduar prej fëmijëve që lartësojnë figurën e nënës.
“Me forcën, sakrificat dhe dashurinë tuaj, ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit. Respekt dhe mirënjohje për çdo nënë, motër dhe bijë që e bën Shqipërinë më të mirë çdo ditë”, u shpreh Presidenti.
Edhe kryetari i Kuvendit ka shpërndarë një mesazh urimi për gratë, ku ka shpërndarë dhe pamjet nga festa e organizuar nga Kuvendi me gratë dhe vjazat deputete.
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi tha: “Mirënjohje dhe respekt për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare për kontributin, forcën dhe përkushtimin e tyre, si një faktor progresi në familje, në shoqëri dhe në zhvillimin e vendit”.
Mesazhe urimi për gratë dhe vajzat kanë shpërndarë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit. (A2 Televizion)