“Një plagë e kësaj natyre, që nuk është shkaktuar nga dora e njeriut, por nga natyra... kthehet në helmin e opinionit...”
Këtë situatë të krijuar nga natyra, kryeministri Edi Rama u angazhua ta ndiqte duke parë nga afër rrugën e shembur Pogradec–Librazhd, së bashku me ekspertë të gjeologjisë.
Balta e hedhur nga opozita, sipas kreut të qeverisë, nuk e zhbën dot punën që po bëhet për ndërtimin e Korridorit VIII, një projekt strategjik jo vetëm për Shqipërinë.
Pas gati 11 ditëve bllokimi, tashmë për udhëtarët do të funksionojë rruga provizore Librazhd–Përrenjas. Por një gjë është e sigurt, tha Rama: “Pavarësisht gjithçkaje, punimet do të vijojnë pa ndërprerje dhe do të bëhen mire”.
Teksa bisedonte me banorët, Rama gjeti vend të reagonte edhe për protestat e opozitës, të cilat sipas tij dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në botë. Ai pranoi se ka vend për kritika brenda mazhorancës, por theksoi se askush në rajon nuk po e lufton korrupsionin si qeveria aktuale. (A2 Televizion)