Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

Nga A2 CNN
8 Mars 2026, 09:35 | Politikë

Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për kreun e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj dhe dy aktivistë të kësaj force politike, të cilat prej afro 3 muajsh po protestojnë para Kryeministrisë. Policia bën me dije përmes një njoftimi se Lapaj akuzohet për tre vepra penale, “Pushtimi i tokës”,

 “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B., për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos