A do të garojë për kreun e PD-së? Sali Berisha i përgjigjet pyetjes së A2CNN

Nga A2 CNN
17 Mars 2026, 13:25 | Politikë

A do të garojë për kreun e PD-së? Sali Berisha i

Kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetari i A2CNN Anesti Bajramemaj, nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme për kryetarin e Partisë Demokratike. Berisha la të kuptohet që do të garojë për kreun e partisë, duke u shprehur se i ashtuquajturi neni "Basha" i referohej zgjedhjeve, dhe jo asaj çka ai e konsideron si "farsë elektorale".

Më shumë se një vit nga humbja e zgjedhjeve në 11 maj, demokratët do t’u drejtohen kutive të votimit, këtë herë për të zgjedhur kryetarin. Kryesia e Partisë Demokratike, e mbledhur dje, mori vendimin që zgjedhja e kryetarit të ri të bëhet në 23 maj.

Anesti Bajramemaj, A2CNN: Ditën e djeshme në mbledhjen e kryesisë është hapur gara për kryetarin e PD. A e konfirmoni ju pjesëmarrjen në këtë garë.

Sali Berisha: A mund të më thuash pak, kush të tha ty që jo njëherë. Si e bën këtë pyetje. Kaq përgjigje.

Anesti Bajramemaj, A2CNN:A bie ndesh me nenin 46 pika 8 e statutit të PD, nenin e quajtur nga ju ‘neni Basha’ pjesëmarrja juaj në garë.

Sali Berisha: Neni flet për zgjedhje, jo për farsë elektorale. Nëqoftëse ka një realitet absolut të padiskutueshëm është, zgjedhjet ishin farsë elektorale. Pra sa herë zgjedhjet humben kur ato janë normale, është detyrë e atij që udhëheq, të largohet, të japë dorëheqjen. Farsa elektorale është tjetër, është detyrë të luftojë diktaturën, duhet të luftojë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos