Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit

Nga A2 CNN
17 Mars 2026, 13:10 | Politikë

Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel,

Kreu i PD Sali Berisha, duke iu referuar të ashtuquajturit qytetar dixhital, delaroi sot se Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel. Berisha paralajmëroi se shumë shpjet Agasit do t’i hiqet masa e sigurisë, pas nismës së Gjykatës së Lartë për paraburgimet.

Së dyti, vazhdojnë qarkullimi i Ergys Agasit, i lirshëm fare, dhe sipas qytetarit dixhital, ai është parë me makinën e tij, jo në eskortën e Edi Ramës siç ka qenë përpara, por është parë në një rrugë duke shkuar në Surrel, duke u ngjitur përpjetë. A fshihet ai në Surrel apo shkoi për një takim në Surrel, këtë nuk mund ta them. Por u them me siguri se Ergys Agasi, që së shpejti do i hiqet masa e arrestit, sepse Edi Rama me Sokol Sadushin e çliroi Agasin nga masa e arrestit si person nën hetim. Nuk ka më masë arresti për Agasin kështu që gjithçka po shkon drejt konsolidimit të narkoregjimit dhe janë vetëm shqiptarët, qytetarët shqiptarë që do marrin fatin në duart e tyre. 22 marsi është dita e kryengritjes më të fuqishme paqësore që ka njohur Shqipëria në tërë historinë e saj. Ndaj dhe ftoj çdo shqiptar në rrugët dhe sheshet e Tiranës të tregojmë revoltën, zemërimin, përçmimin tonë ndaj këtij regjimi”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos