A u rrëmbye Ilir Meta? Flet ish-Avokati i Popullit

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2026, 23:56 | Politikë

Ish-Avokati i Popullit, Erinda Ballanca, e ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, foli për ndalimin e Ilir Metës.

“Unë dua të them që Avokati i Popullit nuk jep komente në lidhje me basueshmërinë apo jo të vendimmarrjeve qoftë të gjykatave qoftë të prokurorisë, përsa i përket hetimit penal dhe ose vendimmarrjes së tyre për rastet individuale konkrete. Pra, ne nëse kemi një koment për të bërë, e bëjmë vetëm në lidhje me zbatimin e të drejtave të tyre si qytetarë. Në rastin e zotit Meta ne kemi pasur dy rekomandime. Rekomandimi i parë ka pasur të bëjë me mënyrën se si u zbatua masa e arrestit ndaj tij. Pra, nëse masa e arrestit ka qenë një masë e cila është marrë nga organet kompetente, është marrë në mbështetje të ligjit në fuqi, të paktën në pamje të parë”, tha Ballanca.

“Ne si Avokat i Popullit nisëm rastin me iniciativë nga ana jonë dhe pastaj ka pasur dhe ankesë nga avokatët e zotit Meta. Disa nga pretendimet e tij nuk u gjetën të bazuara, në mënyrë të veçantë ushtrimi i dhunës apo rrëmbimi i tij. Në vlerësimin e Avokatit të Popullit nuk gjetën mbështetje dokumentare, por mënyra e ndalimit të tij nuk plotësonte standardin e trajtimit dinjitoz”, shtoi Ballanca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos